image Laliga vazhdon xhiron e gjashtë me tri përballje/ Kampioni në fuqi luan sot

Futboll

Laliga vazhdon xhiron e gjashtë me tri përballje/ Kampioni në fuqi luan sot

news image

Elita e futbollit spanjoll nuk pushon këtë mesjavë, raporton Sinjali Sport.

Laliga nis xhiron e gjashtë menjëherë pa pushuar as një ditë pas barazimit të djeshëm të Barcelonën 1-1 ndaj Granadas.

Sot, kampioni aktual, Atletico Madrid luan në Madrid, por jo në stadiumin e tyre, pasi Getafe e pret në “Coliseum Alfonso Perez” nga ora 19:30.

Los Colchoneros vijnë pas një barazimi ndaj Bilbaos, derisa kanë 11 pikë në vendin e dytë pas rivalit të përjetshëm, Realit.

Getafe në tjetrën anë ka një start skandaloz, ku ende nuk e ka shijuar asnjë pikë dhe gjendet e parafundit.

Duel tjetër i ditës është ai mes Athletico Bilbaos dhe Rayo Vallecanos, që fillon në mbrëmje nga ora 22:00.

Skuadra baske pas barazimit ndaj kampionit do kërkojë t’i rikthehet fitoreve ndaj kundërshtarit të sotëm.

Bilbao ka 9 pikë në vendin e pestë, kurse mysafirët me shtatë pikë në pozitën e 10.

Ndeshje tjetër e ditës së sotme është edhe ajo ndërmjet Levantes dhe Celta Vigos.

Skuadra ku luan shqiptari, Enis Bardhi e pret nga ora 22:00, Celtan.

Dy ekipet në fjalë nuk kanë filluar mirë stinorin e ri, pasi që të dyja ende nuk shënuar fitore.

Vendasit me 4 barazime kanë pozicionin e 15 në tabelën e Laligës, ndërsa mysafirët me një pikë janë në vendin e 18. /Gazeta Sinjali Sporti/