image Barcelona triumfon ndaj Levantes, shënon Ansu Fati në rikthim

Futboll

Barcelona triumfon ndaj Levantes, shënon Ansu Fati në rikthim

news image

Barcelona i është rikthyer fitoreve në Laliga pas dy barazimeve, raporton Sinjali Sport.

Katalunasit mposhtën Levanten në “Camp Nou” me rezultat 3-0.

Dyshja holandeze, Memphis Depay dhe Luuk de Jong realizuan dy golat e parë te vendasit.

Derisa, Ansu Fati u rikthye nga lëndimi pas afro një viti, ku edhe shënoi golin e tretë.

Kjo fitore blaugranasve i erdhi në kohë të duhur, pasi rivalët nga Madridi, lëshuan pikë në këtë  xhiro.

Barcelona ngritët në pozitën e pestë me 12 pikë dhe një ndeshje më pak, kurse mysafirët kanë katër pikë në vendin e 17-të.   /Gazeta Sinjali Sporti/