image Leopardi futet në fabrikën e Mercedes Benzit - VIDEO

Botë

Leopardi futet në fabrikën e Mercedes Benzit – VIDEO

news image

Punëtorët e një fabrike të Mercedez Benzit në Indi janë evakuuar pasi një leopard u pa në objektin ku bëhej prodhimi, rreth orës 5 të mëngjesit.

Menjëherë raportohet se Policia dhe oficerët e pyllit Junnar, kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fabrikën e Mercedes Benzit në zonën Chakan MIDC.

“Ne patëm një mysafir shumë special në objektin e Mercedes-Benz India këtë mëngjes. Një leopard humbi në objektin e prodhimit të kompanisë dhe më vonë u shpëtua me mbështetjen e menjëhershme të Departamentit të Pyjeve dhe policisë lokale”, tha Mercedes-Benz India në një postim në Facebook.

/GazetaSinjali/