Një punëtor është lënduar rëndë aksidentalisht derisa ishte duke punuar në një cisternë betoni, dje rreth orës 15:30, në Suharekë.
Sipas raportit të policisë, për shkak të lëndimeve të marra ai ka pranuar tretman mjekësor.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, punëtor i një firme gjersa ka qenë duke punuar në cisternë betoni është lënduar aksidentalisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/