Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku në Ferizaj.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një biçiklisti derisa njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të në automjeti dhe biçiklete. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është duke u hetuar. /Gazeta Sinjali/