Një person është lënduar në vendin e tij të punës dje rreth orës 16:10 në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka bërë të ditur se derisa viktima ishte duke punuar, ka pësuar lëndime trupore dhë është dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe inspektorët komunalë, derisa rasti po vazhdon të hetohet.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
LËNDIM AKSIDENTAL
Ferizaj 24.09.2020 – 16:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar kishte pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët komunal, rasti vazhdon të hetohet.