image Lëndohet një person në Prishtinë, përleshje fizike dhe të shtëna armësh

Kosovë

Siguri/ Lëndohet një person në Prishtinë, përleshje fizike dhe të shtëna armësh

news image

Sot në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave, aty ka mbetur një person i lënduar. Ndërsa, ka pasur edhe gjuajtje me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin . Si pasojë e përleshjes fizike në mes të personave të përfshirë në këtë ngjarje një person ka marrë lëndime trupore”, ka konfirmuar Ahmeti për Gazetën Sinjali.

Nuk raportohet për të arrestuar. /Gazeta Sinjali/