image Lëndohet një 37-vjeçar në vendin e tij të punës në Kaçanik, dërgohet në spital

Siguri

Lëndohet një 37-vjeçar në vendin e tij të punës në Kaçanik, dërgohet në spital

news image

Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët pësojnë lëndime në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kaçanik i Vjetër të komunës së Kaçanikut, ku një punëtor i një firme është lënduar teksa punonte, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se sot rreth orës 09:00, 37-vjeçari ka marrë lëndime në duar, pasi u godit në një cep të metalit.

Sipas burimeve, ai është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Kaçanikut, ku mjeku kujdestar e ka udhëzuar që të shkojë në Emergjencën e Ferizajt.

Me të shkuar në Ferizaj, 37-vjeçari ka marrë tretmanin mjekësor të nevojshëm, duke i qepur gishtat e lënduar, e më pas i njëjti është lëshuar të shkojë në shtëpi.

Rasti është denoncuar edhe në Polici, ku me urdhër të prokurorit është hapur rasti ‘Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi në vendin e punës’.

/GazetaSinjali/