Klubi i njohur zviceran, Basel ka njoftuar se lojtari i tyre, Edon Zhegrova ka pësuar një lëndim.
Sulmuesi Zhegrova u lëndua gjatë seancës së djeshme përgatitore dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme kundër Apoel Nicosia, që do të luhet në kuadër të Ligës së Evropës.
Sipas njofton Basel, ai ka pësuar një lëndim të lehtë në kofshën e majtë dhe nuk ka arsye për t’u shqetësuar.
20-vjeçari padyshim që është shndërruar në pikën kyçe të kampionit të shumëfishtë zviceran në këtë sezon. Ai pritet gjithashtu ta ndihmojë Kosovën në kualifikimet për Euro 2020 të ‘play-off’ të Ligës së Kombeve, më 26 mars kundër Maqedonisë së Veriut./GazetaSinjali/