image Më 6 prill do të zgjedhet kryetari i ri i FFK-së

Futboll

Më 6 prill do të zgjedhet kryetari i ri i FFK-së

news image

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vendosur që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të FFK-së të mbahet me 6 prill.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi për media.

“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nën drejtimin e presidentit Agim Ademi e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje KE vendosi që në bazë të statutit dhe rregullores të shpallë zgjedhjet për president. Me këtë rast u vendos që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill, ditë e mërkurë“, thuhet në njoftim për media nga FFK-ja.

/GazetaSinjaliSporti/