image Zyrtare: Dembele pensionohet në fund të sezonit nga futbolli

Futboll

Zyrtare: Dembele pensionohet në fund të sezonit nga futbolli

news image

Mousa Dembele do të pensionohet kur t’i përfundon kontrata aktuale etij.

Ish-anëtari i Tottenham Hotspur dhe një nga mesfushorët më të nënvlerësuar në Premier League, Mousa Dembele do t’i jap fund karrierës së tij.

Mesfushori belg është aktualisht 34 vjeçar dhe luan me skuadrën kineze, Guangzhou.

Ai ka njoftuar se synon të pensionohet pasi t’i skadojë kontrata aktuale.

Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe skuadra e Tottenham Hotspur, që me një postim në Twitter ka falënderuar lojtarin për kujtimet dhe kontributin. /Gazeta Sinjali Sporti/