Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në magjistralen Prishtinë – Pejë, saktësisht në Qyshk, ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, shkruan Gazeta Sinjali.
“Rreth orës 19:05 ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Qyshk, ku janë përfshirë dy automjete dhe 5 persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Gashi.
Ai njoftoi se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente.