image Lekaj i reagon Kurtit: Nuk je në opozitë, është koha e veprave jo e fjalëve

Kosovë

Marrëveshjet/ Lekaj i reagon Kurtit: Nuk je në opozitë, është koha e veprave jo e fjalëve

news image

Ish-ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me marrëveshjet që u nënshkruan sot në Munih.

Lekaj përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kurti duhet ta kuptojë që nuk është në opozitë dhe duhet të veprojë e jo të flasë.

“Ai nga 3 shkurt 2020 ka të gjitha autorizimet të veprojë duke kërkuar informacione për marrëveshjet e Berlinit dhe Mynihut. Ka pasur të gjitha mundësitë dhe kompetencat për t’iu bashkangjitur këtij procesi, por ende nuk është vonë nëse ka dyshime ose mospajtime t’i shfuqizojë këto marrëveshje”, ka shkruar ndër të tjera Lekaj në rrjetin social Facebook.

https://www.facebook.com/dr.pallekaj/posts/2811405738919217?__xts__[0]=68.ARD0-j4Dr8Zug7kLuWMMwVfmVw5BoS1rLQxpkvKLIol1uY3e5gJNRRCngR4ydbUaQOhxmrVeFwJYwG3nL0r9AXCuCDEa6ZMrfAUtSEkF46jnIxeTIyFQVsrmaXbRE1gZkv7whsxHyo6vfuEvj7QU8CX_ug-_ZAMufVkOC37K09KePIfGXShlNmOUel70TRjjYI4QmGTYP3kW5Fyakbm_zmIufsc8ir0Izy7qaICc6rpRHRercwNG-j0iwPC9e8eT98WTnQFoR2cVNjh73KBMHfKsZjzlPdA9htVY74u_rISs-MUy5TXOGn56tZ3_kFgRlqQ8lYDbOxzrAhV_el4hNA&__tn__=-R

Kryeministri Kurti, sot ka thënë se zyrtarët e Pal Lekajt, nuk kanë marrë autorizimin nga Qeveria aktuale e Kosovës për t’i nënshkruar marrëveshjet për hekurudha dhe autostradë në mes të Kosovës e Serbisë.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/805007986665754

Sot në Munih është nënshkruar marrëveshja për hekurudha dhe autostradë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nën ndërmjetësimin e të dërguarit e posaçëm të SHBA-së, Richard Grenell./Gazeta Sinjali/