image Kurti: Zyrtarët që kanë nënshkruar dy marrëveshjet sot në Berlin nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re

Kosovë

Kurti: Zyrtarët që kanë nënshkruar dy marrëveshjet sot në Berlin nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dy marrëveshjet e nënshkruara sot në Berlin, janë bërë nga zyrtarë që nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re.

Kurti ka thënë se këta zyrtarë nuk kanë pasë autorizim as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot në Berlin janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje”, ka shkruar fillimisht ai.

Më tej, i pari i qeverisë ka thënë se sado që lidhjet dhe avancimi i standardeve të infrastrukturës janë të domosdoshme për vendin, procesi i marrëveshjeve duhet të jenë transparente. Kjo pasi që sipas Kurtit, për qeverinë e as për publikun nuk është bërë i ditur teksti i marrëveshjes.

“… megjithatë është shumë me rëndësi që procesi të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit, prioriteteve ekonomike dhe në harmoni me obligimet që dalin nga procesi i MSA-së”, ka thënë Kurti në një postim në Facebook.

Sot në Munich janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i…

Posted by Albin Kurti on Friday, February 14, 2020

Sot në Munih është nënshkruar marrëveshja për hekurudha dhe autostradë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nën ndërmjetësimin e të dërguarit e posaçëm të SHBA-së, Richard Grenell./Gazeta Sinjali/