image Leipzig - Manchester City: Formacionet startuese

Futboll

Leipzig – Manchester City: Formacionet startuese

news image

Manchester City do të luajë sa për prestigj ndaj RB Leipzig në duelin e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Gjermanët presin anglezët në ‘Red Bull Arena’ me fillim nga ora 18:45, shkruan Sinjali Sport.

Citizens e kanë siguruar kualifikimin nga pozita e parë në grupin A me 12 pikë, kurse Leipzig me katër pikë gjendet e treta dhe do të luftojë vetëm për pozitën që dërgon në Europaleague.

Formacionet startuese:

RB Leipzig: Gulácsi; Klostermann, Mukiele, Gvardiol, Angeliño; Laimer, Kampl; Szoboszlai, Forsberg, Nkunku; Silva.

Man City: Steffen; Walker, Stones, Aké, Zinchenko; Fernandinho, Gundogan, De Bruyne; Mahrez, Foden, Grealish. /Gazeta Sinjali Sporti/