Leicester City e ka eliminuar Manchester Unitedin nga FA Cup, duke e mposhtur 3:1 në çerekfinale të dielën, shkruan Sinjali Sport.
Kelechi Iheanacho shkëlqeu me dy gola, ndërsa Youri Tielemans e shënoi golin tjetër në King Power Stadium, për t’ia siguruar Leicesterit një vend në gjysmëfinale të FA Cup.
Leicesteri në gjysmëfinale i bashkohet Chelseat, Manchester Cityt dhe Southamptonit.
Në një ndeshje të barabartë, vendasit kaluan në epërsi në minutën e 24-të, kur shënoi Iheanacho.
Kurse, reagimi i djajve të kuq nuk vonoi shumë, kur Mason Greenëood shënoi për 1:1 në minutën e 38-të.
Tielemans e ktheu epërsinë e Leicesterit në minutën e 52-të, duke shënuar gol individual.
Rreth 10 minuta para fundit, Iheanacho e vulosi fitoren e skuadrës së Brendan Rodgers me golin e dytë personal në këtë takim.
Përpjekjet e Unitedit për ta shmangur eliminimin ishin të kota, pavarësisht se Ole Gunnar Solskjaer i futi në lojë Bruno Fernandesin, Edinson Cavanin dhe të tjerë në pjesën e dytë./Gazeta Sinjali Sport/