Leicester ka arritur fitore në ndeshjen e zhvilluar kundër Chelseat.
Vendasit arritën të marrin tre pikë në këtë ndeshje me dy gola të shënuar në pjesën e parë, shkruan Sinjali Sport.
Golashënuesit e Leicesterit ishin Ndidi dhe Maddison.
Kurse, Werner shënoi për Chelsean mirëpo goli i tyre u anulua pas rishikimit në VAR.
Me këtë fitore Leicester ka arritur të marrë pozitën e parë në Premier Ligë me një pikë më shumë se Manchester United por të cilët kanë një ndeshje më pak të luajtur.
Ndërsa, Chelsea mbetet në pozitën e 8-të, me 29 pikë të grumbulluara.