image LDK: Ahmeti nuk merr guximin të deklarohet rreth rrëfimit të Mramorit që humbi dy fëmijë në Prishtinë

Kosovë

LDK: Ahmeti nuk merr guximin të deklarohet rreth rrëfimit të Mramorit që humbi dy fëmijë në Prishtinë

news image

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në lagjen “Dardania” të Prishtinës, përmes një reagimi ka shkruar se kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, as pas 48 orëve nuk ka marrë guximin të prononcohet rreth deklaratave të prindit që i humbi dy fëmijë në Kolovicë, Muhamet Mramorim,  shkruan Gazeta Sinjali.

Në reagim thuhet se VV me Shpendin mendojnë se me dorëheqjen e një “hiqi” si Xhelal Sveçla, e kanë arsyetuar vdekjen e dy fëmijëve.

“Pas deklarimeve të prindit të dy fëmijëve të mbytur, kryetari i komunës edhe pas 48 orë prononcimi nuk merr guximin që të jap një deklaratë të vetme. VV me Shpendin mendojnë se me dorëheqjen e një “hiqi” si Xhelal Sveçla (një i dëbuar nga puna për hajni nga SOS Fshatrat e Kosovës) e kanë arsyetuar vdekjen dy fëmijëve”.

Lidhja Demokratike e Kosovës po ashtu e ka quajtur lojë të ndyrë dhe e dyfishtë e Vetëvendosjes.

“Nuk e dimë se çka krejt kish ndodh me qenë dikush tjetër në krye të Komunës e jo VV. Kjo është loja e ndyrë e dyfishtë e VV. Edhe krejt drejtorët politik të Komunës dhe Kryetari I Komunës të jep dorëheqja është e paktë me jetën e dy fëmijëve. Së paku ndihmoni familjes të tejkaloi dhimbjen nëse jo asgjë tjetër!”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Mramorim para disa dite akuzoi Komunën e Prishtinës se nuk është interesuar për fëmijët e tij që kanë humbur jetën në një gropë që ishte hapur në Kolovicë.

Ai kishte thënë se fëmijët e tij janë harruar nga autoritetet komunale dhe shtetërore.

/Gazeta Sinjali/