image Lautaro me rekord të zi në Ligën e Kampionëve, ka harruar kur ka shënuar për herë të fundit

Futboll

Lautaro me rekord të zi në Ligën e Kampionëve, ka harruar kur ka shënuar për herë të fundit

news image

Futbollisti i Interit, Lautaro Martinez ka një periudhë të gjatë pa realizuar gol në “Champions League”.

Argjentinasi po shkëlqen në Serie A, megjithatë një gjë të tillë nuk po e bënë edhe në Ligën e Kampionëve.

Martinez nuk ka realizuar gol në Ligën e Kampionëve që pothuajse 2 vjet.

Goli i fundit i sulmuesit në këtë kompeticion ishte më 8 nëntor 2019 ndaj Borussia Dortmund.

Sonte Interi përballet me Sheriff Tiraspolin dhe duket një mundësi e mirë që argjentinasi të shënojë gol pas një kohe të gjatë.

‘Nerazzurët’, kanë nevojë për tre pikë në mënyrë që të mbeten në garë për kualifikim tutje.  /Gazeta Sinjali Sporti/