image Vazhdon largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, dorëhiqet serbi i vetëm që punonte për njësinë ROSU

Politikë

Vazhdon largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, dorëhiqet serbi i vetëm që punonte për njësinë ROSU

news image

Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës po vazhdon. Pas zyrtarëve serb të Policisë së Kosovës, sot ka lënë punën edhe Zoran Petroviq, serbi i vetëm që punonte në njësinë speciale ROSU.

Petroviq tha se këtë vendim e ka marr që të qëndroj pranë njerëzve të tij. Ai deklaroi se duke parë ngjarjet në veri të Kosovës në ditët e kaluara, dhe duke ditur mirë se çfarë po ndodh me muaj të tërë dhe torturat sipas tij që po përjetojnë serbët ka vendosur t’i informojë eprorët e tij dhe t’i informojë personalisht se nuk do të punojë më në njësinë speciale.

“Doja ta bëja punën time me nder dhe sipas ligjit, por dita-ditës e pashë që duhej të punoja kundër popullit tim”. Prandaj vendosa të largohem nga njësia speciale dhe të qëndroj pranë njerëzve të mi në veri të Kosovës”, tha Petroviq për Kosova Online.

Të gjithë policët në veri të Kosovës kanë braktisur vendin e punës dhe atyre iu janë bashkuar punëtorët që punonin në vendkalimet administrative.

/GazetaSinjali/