Policia e Kosovës ka raportuar se dje rreth orës 8 të mëngjesit është arrestuar një burrë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pasi që i dyshuari e ka penguar personelin gjatë kryerjes së detyrës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit kujdestar pas intervistimit është liruar.
Rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.