Justin Kluivert është afër kalimit te Fulham në formë huazimi me një opsion blerjeje, kështu që Andrea Belotti mund të mbërrijë në kryeqytet deri në fundjavë, thonë raportet në Itali.
Belotti është objektivi kryesor i José Mourinhos në sulm, pasi ish-kapiteni i Torinos mund të jetë partneri i Tammy Abraham ose të veprojë si një alternativë për reprezentuesin anglez.
Drejtori i Romës, Tiago Pinto, së fundmi është takuar me agjentin e sulmuesit dhe ka një marrëveshje në parim me italianin.
Megjithatë, Giallorossi janë duke punuar në shitje përpara se të nënshkruajnë Belottin, i cili është në dispozicion si agjent i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Torinon më 30 qershor.
Sipas Calciomercato.com, Kluivert është një nga ata që mund t’i hapë vend Belottit, duke iu bashkuar Fulhamit në një marrëveshje fillestare huazimi me një opsion për të blerë.
Felix Afena-Gyan gjithashtu ka të ngjarë të largohet me Cremonese të interesuar, ndërsa Bologna mbetet e interesuar për Eldor Shomurodov.
Belotti dëshiron vetëm të bashkohet me Romën dhe thuhet se ka refuzuar ofertat nga Galatasaray dhe OGC Nice.
Sipas raportit, Belotti mund të jetë në dispozicion kundër Cremonese të hënën nëse Roma ndahet me dy nga sulmuesit e saj deri në fundjavë. Kluivert është në rrugën e tij për në Fulham, pastaj do të jetë radha e Felix ose Shomurodov.