image Natë tmerri për Zaniolon, e ndjekin në shtëpi dhe e kërcënojnë me vdekje

Futboll

Natë tmerri për Zaniolon, e ndjekin në shtëpi dhe e kërcënojnë me vdekje

news image

Pas humbjes së Romës ndaj Napolit, Nicolo Zaniolo është ndjekur deri në shtëpinë e tij nga disa persona, të cilët e kanë kërcënuar me vdekje.

Mesfushori i Romës është në qendër të merkatos pasi ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho, gjë që ka shkaktuar shumë pakënaqësi te tifozët e skuadrës së kryeqytetit italian.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, rreth 15 persona i janë mbledhur para banesës, duke e ftuar që të largohet një orë e më parë. Zaniolo u detyrua të lajmëronte policinë, që qetësoi situatën dhe ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

/GazetaSinjaliSport/