image Laporta: Kemi bërë ofertë për Lewandowskin, shpresoj që përgjigja nga Bayerni të jetë pozitive

Futboll

Laporta: Kemi bërë ofertë për Lewandowskin, shpresoj që përgjigja nga Bayerni të jetë pozitive

news image

Barcelona sot prezantoi blerjen e dytë të merkatos verore, danezin Andreas Christensen.

Danezi firmosi një kontratë katër-vjeçare me klubin deri më 2026.

Gjatë prezantimit, Laporta u shpreh i lumtur me këtë transferim, dhe ndër të tjerash foli edhe për situatën e Lewandowskit.

Presidenti blaugranas konfirmoi se klubi spanjoll tashmë ka bërë një ofertë për polakun dhe pret që Bayerni ta pranojë këtë ofertë.

“Ne i bëmë një ofertë FC Bayernit për të nënshkruar me Lewandowski dhe ne presim përgjigjen e tyre, shpresoj që përgjigja e tyre të jetë pozitive.

“Dua të falënderoj Lewandowski këtu në publik për atë që po bën për t’u bashkuar me ne”, ka deklaruar Laporta.

/GazetaSinjaliSport/