Sot, Policia e Kosovës e ka lansuar aplikacionin “Lajmëro Policinë”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ky aplikacion do ta lehtësojë reagimin e Policisë në rastet të ndryshme.
“Mund të them se ky aplikacion do te jetë një lehtësim i madh i qytetarëve sa i përket raportimit të rasteve, sepse edhe ashtu mjaft po raportojnë por fizikisht, kështu që tani mund të raportojnë online. I rëndësishëm është edhe për policinë ku shumë më shpejtë mund të mbërrijnë në vendngjarje. Do të jetë një përafrim i qytetarit me policinë. Mendoj se jemi në rrugë të duhur që ta shkurtojmë reagimin në raste të ndryshme dhe që shërbimet tona karshi qytetarit të jenë më efikase”, tha Qalaj./Gazeta Sinjali/