image Lamtumirë Valverde! Barcelona gjen menjëherë pasuesin

Futboll

Futboll/ Lamtumirë Valverde! Barcelona gjen menjëherë pasuesin

news image

Ernesto Valverde nuk do të jetë më trajner i Barcelonës.

Lajmi zbulohet nga mediat spanjolle, që pohojnë se takimi prej 4 orësh me presidentin, Josep Maria Bartomeu dhe drejtuesit e klubit është mbyllur negativisht për teknikun spanjoll.

Humbja me përmbysje në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madrid i ka kushtuar shtrenjtë Valverdes, që gjatë eksperiencës së tij në “Camp Nou” fitoi 4 tituj, dy kampionate, një Kupë Mbreti dhe një Superkupë.

Menjëherë pasi e ka mbyllur kontratën me Valverde, Barcelona ka nisur kontaktet me trajnerin e ri. Agjenti i tij ndodhet në qytet prej disa orësh dhe pret që klienti i tij të nënshkruajë një kontratë për 2 vite e gjysmë.

Bëhet fjalë për Quique Setien, i cili duket se ka fituar konkurencën me ish trajnerin e Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino. /Gazeta Sinjali/