Sezoni i rregullt në NBA është duke shkuar drejt fundit, shkruan Sinjali Sport.
Los Angeles Lakers ju rikthyen fitoreve, duke e mposhtur Phoenix Suns 123:110.
Basketbollisti më i dalluar te Lakers ishte alo qendra Anthony Davis, i cili shënoi 42 pikë dhe 12 kërcime, duke mos u vërejtur mungesa e LeBron James.
Në anën tjetër te Suns, ndeshje të mirë kishte Cameron Payne duke i realizuar 24 pikë.
Takim interesant ishte edhe në “TD Garden”, ku Boston Celtics humbi nga Miami Heat me rezultat 124:130.
Miami njihet si skuadër që bën lojë ekipore, duke e konstatuar edhe një herë këtë gjë, skuadra e Heat kishte tre basketbollistë me mbi 20 pikë e më efikasi ishte Jimmy Butler me 26 sosh të shtuara edhe me 11 asistime.
Në tjetrën anë te vendasit, francezi Evan Fournier bëri paraqitjen më të mirë nën fanellën e Celtics, pasi që i shënoi 30 pikë.
Rezultate e të gjitha ndeshjeve të natës së kaluar në NBA:
Miami Heat – Boston Celtics 130:124
New York Knicks – Los Angeles Clippers 106:100
New Orelans Pelicans – Charlotte Hornets 112:110
Dallas Mavericks – Cleveland Cavaliers 124:97
Minnesota Timberwolves – Orlando Magic 128:96
Chicago Bulls – Detroit Pistons 108:96
Phoenix Suns – Los Angeles Lakers 110:123
Oklahoma City Thunder – Sacramento Kings 98:126. /Gazeta Sinjali Sporti/