Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Prishtinë, është në kërkim të një të dyshuari për “Falsifikim të parasë”, për një rast që ka ndodhur në fshatin Tërstenik të Drenasit, raporton Gazeta Sinjali.
Me qëllim të identifikimit të të dyshuarit, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve.
Për t’i mundësuar njohjen më të lehtë dhe përcaktimin e identitetit të të dyshuarit, Policia me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka publikuar fotografinë e të dyshuarit, të shpallur në kërkim.
“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja të kontribuojnë në identifikimin, lokalizimin e të dyshuarit dhe rrjedhimisht edhe arrestimin e tij.”
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/