image Lajmërojeni menjëherë policinë nëse e shihni këtë person

Siguri

Lajmërojeni menjëherë policinë nëse e shihni këtë person

news image

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen dhe arrestimin e Labinot (Safet) Zeqirajt, i lindur më 1 shkurt të vitit 1988 në Deçan, i cili dyshohet për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar e Narkotikëve”, raporton Gazeta Sinjali.

Publikimi i fotografisë së të dyshuarit është bërë me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatën e policisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: