image Lajm i mirë për tifozët e Liverpoolit, Sir Dalglish lë spitalin

Futboll

Koronavirusi/ Lajm i mirë për tifozët e Liverpoolit, Sir Dalglish lë spitalin

news image

Lajme të mira për të gjithë tifozët e Liverpoolit dhe ata të Sir Kenny Dalglish. Ish-trajneri legjendar i “The Reds” arriti të fitonte betejën e tij me Coronavirusin. 69-vjeçari, i cili ishte shtruar në spital që prej të mërkkurës për shkak të rezultimit pozitiv me COVID-19, arriti të mposhtte sëmundjen. Për fat të mirë, gjatë ditëve të mëparshme ai nuk kishte shfaqur simptoma të rënda.

Ish-lojtari i Celticut, Liverpoolit dhe Skocisë kishte rezultuar papritur pozitiv, pavarësisht se nuk kishte shfaqur asnjë simptomë, por i ishte nënshtruar testit të tamponit si pasojë e testimit në masë që po kryhet në Britaninë e Madhe e Skoci ditët e fundit.

69-vjeçari, pasi qëndroi për disa ditë i shtruar në spital, duke qenë se nuk shfaqi asnjë simptomë u mendua si më e arsyeshme nga ana e stafit mjekësor që të karantinohej në shtëpinë e tij, në vend që të qëndronte i shtruar në spital. Sir Dalglish është një prej emrave më të njohur në futbollin anglez, i cili ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.