image Lajm fantastik, nesër nisin punimet për ndërtimin e stadiumit në Gjakovë

Futboll

Futboll/ Lajm fantastik, nesër nisin punimet për ndërtimin e stadiumit në Gjakovë

news image

Skuadra e KF Vëllaznimit ka lajmëruar se nesër nisin punimet e stadiumit në Gjakovë.

Pjesmarrë në nisjen solemne të punimeve do të jenë Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Gjakovës, Adrian Gjini, transmeton Gazeta Sinjali.

Stadiumi është i financuar nga MKRS dhe i projektuar nga Komuna e Gjakovës.

Njoftimi i plotë:

Nesër, më datë 21 Maj 2020, (e Enjte), Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi solemnisht i nisin punimet e fazës së parë të ndërtimit të stadiumit modern në qytetin e Gjakovës.

Stadiumi është projektuar nga Komuna e Gjakovës dhe financohet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Një projekt që e kemi pritur gjatë dhe që më në fund po bëhet realitet!

Urime të gjithëve!

https://www.facebook.com/187723634613505/posts/3221396321246206/

/Gazeta Sinjali/