Skuadra e KF Vëllaznimit ka lajmëruar se nesër nisin punimet e stadiumit në Gjakovë.
Pjesmarrë në nisjen solemne të punimeve do të jenë Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Gjakovës, Adrian Gjini, transmeton Gazeta Sinjali.
Stadiumi është i financuar nga MKRS dhe i projektuar nga Komuna e Gjakovës.
Njoftimi i plotë:
Nesër, më datë 21 Maj 2020, (e Enjte), Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi solemnisht i nisin punimet e fazës së parë të ndërtimit të stadiumit modern në qytetin e Gjakovës.
Stadiumi është projektuar nga Komuna e Gjakovës dhe financohet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Një projekt që e kemi pritur gjatë dhe që më në fund po bëhet realitet!
Urime të gjithëve!
/Gazeta Sinjali/