image Laboratori i Devollëve mbetet i vetmi privat që kryen teste molekulare për COVID-19

Shëndetësi

Laboratori i Devollëve mbetet i vetmi privat që kryen teste molekulare për COVID-19

news image

Përveç IKSHPK-së, aktualisht testime për COVID-19 me metodën RT PCR mund të bëjë vetëm laboratori i vajzës së biznesmenit Blerim Devolli, “Medical & Laboratory Service”.

Në mesin e laboratorëve që kryejnë teste serologjike, në gusht të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë i kishte licensuar edhe dy laboratorë privatë për të kryer testime molekulare me metodën PCR.

Laboratorët e licensuar ishin “Medical & Laboratory Services” ne Ulpianë (Prishtinë) dhe laboratori UBT në Lipjan. Por, Ministria e Shëndetësisë ka treguar sot se laboratori tjetër nuk i plotëson kushtet për të kryer testime molekulare për COVID-19.

“MSH ka informacione që ka dallime të çmimeve sa u përket shërbimeve të testimeve serologjike (prej 15-30 euro) varësisht prej institucionit ku kryhet dhe komunës, përderisa për momentin teste molekulare (PCR) ofron njëri nga dy institucionet e licencuara, për shkak se njëri prej tyre, gjatë inspektimit të Inspektoratit Shëndetësor nuk ka arritur të dëshmojë se mund të kryej teste në përputhje me të dhënat e deklaruara në formularin e aplikimit për licensim dhe në përputhje me Deklaratën nën betim, të nënshkruar me rastin e aplikimit”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë. /Gazeta Sinjali