image Punëtorët e Telekomit: Ma mirë me vdekë prej koronavirusit, se nga Blerim Devolli

Financa

Punëtorët e Telekomit: Ma mirë me vdekë prej koronavirusit, se nga Blerim Devolli

news image

Sindikata e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës në orën 13:00 do të fillojë protestën 24-orëshe para objektit të qeverisë, raporton Gazeta Sinjali.

Por, para fillimit të kësaj proteste, kjo sindikatë ka publikuar një parullë në të cilën thuhet “Ma mirë me vdekë prej COVID-19, se nga Blerim Devolli”.

Protesta e sotme po mbahet pasi Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi në favor të kompanisë së familjes Devolli, “Dardafone.net”, duke ia bllokuar kështu të gjitha llogaritë bankare Telekomit të Kosovës.

Pas shpalljes së këtij aktvendimi, përmbaruesi privat i cili përfaqëson kompaninë e Devollëve urdhëroi Telekomin që brenda 1 ore t’ia paguajë kompanisë “Dardafone.net” borxhin prej 26 milionë e 789 mijë e 532 euro e 62 cent, brenda 60 minutash.

Ky veprim i Devollëve për tërheqjen e të gjitha mjeteve nga xhirollogaria e Telekomit la pa paga 3 mijë e 500 punëtorë të kësaj ndërmarrjeje.

“Veprimi dhe guximi i sotëm i Blerim Devollit dhe Ilir Mulhaxhes për terheqjen e komplet mjeteve nga xhirollogaria e Telekomit është i mjerë dhe qyqar. Sot, praktikisht kanë mbetë pa paga 3500 punëtorë me familjet e tyre, si dhe është rrezikuar në thelb siguria kombëtare e komunikimit. Një gjë mund t’ju sigurojmë se, kurrë nuk kthehet në Telekom Z-Mobile edhe nëse shteti ju është dorëzuar Dardafonit. Ne së bashku me juve miq dhe punëtorë, nuk do të dorëzohemi”, ka shkruar në Facebook, Lamih Balaj, kryetari i Sindikatës së Telekomit./Gazeta Sinjali/