image Devollët e fshijnë aplikacionin "Falli im" i kërkojnë falje hoxhës së Mitrovicës dhe xhematit

Kosovë

Devollët e fshijnë aplikacionin “Falli im” i kërkojnë falje hoxhës së Mitrovicës dhe xhematit

news image

Kompania “Prince Caffe” e cila është në pronësi të familjes Devolli e ka fshirë aplikacionin “Falli im”, pas kritikave që mori nga hoxha mitrovicas, Armend Haxhiu, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haxhiu, i cili e ka publikuar një mesazh, të cilin thotë se e ka marrë nga menaxheri i marketingut të kësaj kompanie, Valon Shala.

Në këtë mesazh, Shala i ka kërkuar falje hoxhës dhe të gjithë qytetarëve të cilët mund të jenë ofenduar nga ky aplikacion që, sipas tij, ka pasur qëllim vetëm argëtimin e tyre.

“I nderuar Hoxhë Armend Haxhiu, po ju shkruaj në emër të ‘Princ Caffe’ dhe ‘Prince Caffe Turke’ u kërkon falje të gjitha grupeve që u ndien të ofenduara nga aplikacioni ‘Falli im’. Ky aplikacion asnjëherë nuk ka pasur për qëllim përhapjen e shirkut dhe asnjëherë nuk është menduar në një formë të tillë.”

Qëllimi i vetëm ishte zbavitja e konsumatorëve në këtë kohë pandemie dhe kohë të vështirë për të gjithë ne. Ne kemi marrë vendim që të të tërhiqemi nga promovimi i këtij aplikacioni dhe kemi filluar ndërprejen e të gjitha reklamave për këtë aplikacion.

‘Prince Caffe’ dëshiron të promovojë vlera. Edhe njëherë ju kërkojmë ndjesë të gjithë konsumatorëve që mund të jenë ndier të ofenduar”, thuhet në mesazhin e kompanisë së Devollëve, të cilin e ka publikuar Haxhiu.

Ky veprim i “Prince Caffe” sipas hoxhës Armend Haxhiu ka treguar se është një kompani serioze.

“Allahu na shpërbleftë të gjithëve së bashku, që ndërvepruam, në si qytetarë dhe kompania që na kuptoi drejtë. Me këtë veprim kompania ka dëshmuar se respekton ndjenjat e qytetarëve dhe se është një kompani serioze”, ka shkruar hoxha mitrovicas./Gazeta Sinjali/