image Zhbllokohen llogaritë e Telekomit të Kosovës, nënshkruhet marrëveshja me Devollët - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

41299

Të shëruar

26453

Të vdekur

1062

Zhbllokohen llogaritë e Telekomit të Kosovës, nënshkruhet marrëveshja me Devollët

news image

Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka njoftuar se është arritur marrëveshja për zhbllokimin e llogarive të Telekomit, shkruan Gazeta Sinjali.

Zhbllokimi i llogarive, sipas Kuçit, është arritur sot, pas nënshkrimit të një marrëveshje me kompaninë e familjes Devolli, “Dardafone.net”.

Sipas kësaj marrëveshje, Kuçi njofton se borxhi i konfirmuar nga organet e drejtësisë do t’i paguhet operatorit privat në një periudhë disa-vjeçare dhe premton se nuk do të ketë më bllokim të llogarive nga përmbaruesit privatë.

“Kjo marrëveshje për zhbllokim të llogarive do të përcillet edhe nga një Marrëveshje Mirëkuptimi për Subvencionim të Kushtëzuar për Investime në operacionet vitale mes Qeverisë së Kosovës dhe Telekomit. Kjo marrëveshje që tashmë e kam nënshkruar unë dhe Bordi i Telekomit, do të bëjë zgjidhje të përhershme të kësaj ndërmarrje dhe jo një zgjidhje vetëm për disa muaj”, ka shkruar ai.

I pari i Ekonomisë thotë se me këtë marrëveshje mirëkuptimi, Telekomi ka marrë obligime për të investuar në teknologjinë e tyre, duke filluar nga implementimi i plotë i kodit shtetëror +383.

“Gjithashtu, në zotimet e Bordit të Telekomit, kjo ndërmarrje do të punojë për të shkurtuar shpenzimet. Duhet bërë e ditur që Telekomi i Kosovës do të kthen këto mjete të subvencionimit në llogarinë e Qeverisë së Kosovës”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin