image Haxhiu - LVV-së: Folni sa pare i keni marrë nga Devollët? Me shifra, saktë

Politikë

Haxhiu – LVV-së: Folni sa pare i keni marrë nga Devollët? Me shifra, saktë

news image

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se anëtarë e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë edhe kryetarin e saj, Albin Kurtin, kanë përfituar shuma të mëdha parash nga Devollët, shkruan Gazeta Sinjali.

Në seancën ku po diskutohet për situatën e rëndë aktuale në Telekom, Haxhiu ka thënë se LVV duhet të tregojë për këtë. Në anën tjetër, nënkryetarja e LVV-së, Arbërie Nagavci i ka kërkuar që të përmend emra.

“Kur thoni një deputet i Vetëvendosjes, përmendeni kush është ai deputet i Vetëvendosjes. Ashtu siç po mundoheni të manipuloni, tregojeni të vërtetën. Sepse nuk ka përfitues nga Vetëvendosje jo vetëm në këtë çështje, por në asnjë çështje korruptive”, ka thënë Nagavci.

Ndërsa Haxhiu ka deklaruar se ish-deputeti i LVV-së, Fisnik Ismaili ka përfituar 3 milionë euro nga Telekomi, ndërsa kryetari i LVV-së sipas tij i ka marrë 10 mijë euro nga Devollët.

“Deputeti i Vetëvendosjes që ka përfituar kontratë 3 milionë e gjysmë në Telekomin e Kosovës është Fisnik Ismaili. Deputeti tjetër i Vetëvendosjes që ka deklaruar se në prezencën e tij Albin Kurti i ka marrë 10 mijë euro nga Devolli në kafen e tij, ka emër dhe mbiemër. Mos na shitni pallavra këtu. Folni sa pare i keni marrë. Sa kanë shku në Vetëvendosje? Me shifra, saktë”, ka deklaruar ai. /Gazeta Sinjali