image “Laboratori ’25”, ndalohet një tjetër person për 48 orë nga Prokuroria Speciale

Siguri

“Laboratori ’25”, ndalohet një tjetër person për 48 orë nga Prokuroria Speciale

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se personi me inicialet S.D. është paraqitur sot vullnetarisht në Policinë e Kosovës në Prishtinë, lidhur me një rast që është duke u hetuar.

Sipas njoftimit, pas intervistimit dhe ndërmarrjes së veprimeve procedurale, me aktvendim të prokurorit special ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ai dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/