image Labinot Tahiri njofton se protesta kundër anulimit të dasmave do të mbahet para qeverisë

Bota e Yjeve

Labinot Tahiri njofton se protesta kundër anulimit të dasmave do të mbahet para qeverisë

news image

Masat e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e mbajtjes së dasmave dhe eventeve të tjera familjare, si masë preventive për parandalimin e koronavirusit, kanë ndikuar në të gjithë “industrinë” e dasmave, duke përfshirë këngëtarët, sallonet e bukurisë e restorantet ku organizohen këto evente, shkruan Gazeta Sinjali.

Për të kundërshtuar këtë vendim të qeverisë, estrada ka paralajmëruar protestë këtë të hënë në ora 11:00.

I pari që inicoi organizimin e kësaj proteste, e cila ishte planifikuar të mbahet para Ministrisë së Shëndetësisë, ishte këngëtari Labinot Tahiri.

Ai përmes rrjetit social Instagram, kishte ftuar të gjithë artistët dhe pronarët e restoranteve që t’i bashkohen kësaj inciative.

Shumë prej kolegëve të tij i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së tij, duke e bërë që të rritet numri i pjesëmarrësve.

https://www.instagram.com/p/CBX0WXChC13/?utm_source=ig_embed

Për shkak të numrit të konsiderueshëm të protestuesve, Labi ka lajmëruar se është ndërruar vendi i protestës.

“Të nderuar qytetarë dhe këngëtarë të estradës, artistë e humoristë. Ju pronarë të restoranteve e secili në lëmin e tij, mos harroni, protesta kalon para Qeverisë, nesër në ora 11:00”.

“Për shkak të interesimit për pjesëmarrje, protesta mbahet para Qeverisë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë”.

(Foto: Instastory)

Në fund të njoftimit, këngëtari kishte kërkuar që informacionin ta shpërndajnë me të gjithë kolegët dhe të interesuarit për protestë./Gazeta Sinjali/