image Ky person po kërkohet nga Policia, ka rreth 30 urdhërarreste të lëshuara

Siguri

Ky person po kërkohet nga Policia, ka rreth 30 urdhërarreste të lëshuara

news image

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi që dyshohet se ka kryer disa vjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai është Fatos Hoxha, 33 vjeç ndaj të cilit janë aktive 30 urdhërarreste.

Njoftimi i Policisë:

Prishtinë, 10 janar 2022 – Referuar disa rasteve të vjedhjeve të raportuara në polici, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet.

Veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit- Fatos Hoxha, 33 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin përveç rasteve që po hetohen nga ana e policisë, janë aktive rreth 30 urdhër arreste të lëshuara nga organet kompetente.

Personi i dyshuar aktualisht ndodhet në arrati dhe është shpallë në kërkim nga ana e policisë.

Andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër.

/GazetaSinjali/