image Ky person është në kërkim, lajmërojeni menjëherë Policinë nëse e shihni

Siguri

Ky person është në kërkim, lajmërojeni menjëherë Policinë nëse e shihni

news image

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të kërkuari për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Përmes një kërkese drejtuar mediave, Policia e Pejës ka bërë me dije se i kërkuari është Tush Frokaj nga fshati Kosh i Komunës së Istogut.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

Për çdo informacion ju lutem kontaktoni 192- 080019999 (pa pagesë) ose drejtoria Rajonale Pejë 039 432 327

/GazetaSinjali/