image Ky person është në kërkim, lajmërojeni menjëherë Policinë nëse e shihni

Siguri

Ky person është në kërkim, lajmërojeni menjëherë Policinë nëse e shihni

news image

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të arrestuar një të kërkuar për vepra penale “Lёndim i rёndё trupor” dhe “Mbajtje nё pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar tё armёve”, shkruan Gazeta Sinjali.

Personi i kërkuar është Veton (Demush) Memaj i lindur më 02.01.1991 nё Deçan.

Nga Policia kanë njoftuar se kanë siguruar urdhëresën e Gjykatës, për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit në kërkim, me qëllim arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
  • E-mail adresa: [email protected]

/Gazeta Sinjali/