image Ky është zyrtari policor që u arrestua për dhunë në familje

Siguri

Ky është zyrtari policor që u arrestua për dhunë në familje

news image

Zyrtari policor që u arrestua sot nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimet për dhunë në familje është Safet Çivoviç, i cili u ndalua për 48 orë me vendim të prokurorit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se i njëjti ka qenë zyrtar policor në Policinë e trafikut – rajoni Perëndimi në Pejë.

Për shkak të dyshimeve lidhur me këtë rast, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

IPK ka njoftuar se pas informacioneve lidhur me dyshimin se zyrtari policor ka kryer veprën penale “dhunë në familje”, i njëjti është intervistuar.

Përveç tij, hetuesit e IPK-së kanë intervistuar edhe viktimën e rastit, bashkëshorten e të dyshuarit, të cilës i është ofruar ndihma mjekësore.

/Gazeta Sinjali/