image Ky është zyrtari i policisë që u arrestua nën dyshimin se sulmoi fizikisht ish-bashkëshorten

Siguri

Ky është zyrtari i policisë që u arrestua nën dyshimin se sulmoi fizikisht ish-bashkëshorten

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një punonjës i zyrës ligjore të Policisë së Kosovës në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij.

Gazeta Sinjali mëson se zyrtari i arrestuar është Sejdi Halimi.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, për çka, me urdhër të prokurorit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tij po ashtu është caktuar masa e suspendimit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/