image Ky është vendi ku u mbyt 13-vjeçarja në Lipjan

Sinjalizime

Ky është vendi ku u mbyt 13-vjeçarja në Lipjan

news image

Gjatë ditës së sotme ka vdekur një 13-vjeçare në fshatin Baicë të Lipjanit dhe mësohet se viktima kishte qëndruar më shumë se një orë në ujë.

Një sinjalizues ka dërguar foto nga vendi ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa një banor ka treguar ngjarjen se si ka vdekur.

“Kam tentuar  mi dhanë ndihmën e shpejtë. Kam marrë ndihmën edhe të një polici. E kam dërguar në Shalë në ambulantë, aty ishte mbyll, pastaj e kemi dërguar në Komoran, por ajo kishte vdekur”, tha Bajraktari për T7.

Ndërkohë një dëshmitar tjetër ka treguar se thellësia maksimale e pishinës është dy metra dhe se është ndërtuar nga vetë fshati.

“Nuk ka persona që kujdesen për ata që vijnë. Ne e kemi cek gjithmonë që secili prind me pas kujdes për fëmijët e tij”, tha ai. /Gazeta Sinjali/