Danimarka vendosi të heqë shumicën e kufizimeve kundër COVID-19, pavarësisht se rastet e virusit në këtë vend evropian regjistrojnë nivele rekord.
Me këtë hap, ai bashkohet me kombet e tjera në kontinent, të cilët konsiderojnë se virusi nuk është më një “sëmundje kritike për shoqërinë” , siç tha ministri danez i shëndetësisë, Magnus Heinicke, në një letër drejtuar Parlamentit.
“Sonte mund të gjejmë sërish buzëqeshjen. Kemi një lajm të jashtëzakonshëm, mund të heqim kufizimet më të fundit në Danimarkë”, tha kryeministrja Mette Frederiksen në një konferencë shtypi, raporton BBC.
“Ne jemi gati të dalim nga hija e koronavirusit, u themi lamtumirë kufizimeve dhe mirëpresim jetën që kishim më parë. Pandemia vazhdon, por ne kemi kaluar fazën kritike”, shtoi ajo.
Frederiksen, sipas mediave të ndryshme, ka ndjekur këshillat e Komisionit Danez të Epidemisë.
Kufizimet do të hiqen më 1 shkurt, megjithëse udhëtarët ndërkombëtarë do të duhet të testohen për virusin përpara se të hyjnë në vend./GazetaSinjali/