image Ky është shteti ku do të zhvillohet ndeshja Bjellorusi-Kosovë

Futboll

Ky është shteti ku do të zhvillohet ndeshja Bjellorusi-Kosovë

news image

Është zbuluar lokacioni i ndeshjes së Kosovës ndaj Bjellorusisë.

Dardanët do të udhëtojnë drejt Greqisë për ndeshjen kualifikuese drejt “Euro 2024”.

Në mes të dy opcioneve, Greqisë apo Turqisë, Bjellorusia ka vendosur që ndeshjen ndaj Kosovës ta luaj në shtetit grek.

Në ditët në vijim do të bëhet i ditur qyteti dhe stadiumi në të cilën do të zhvillohet kjo sfidë.

Kjo ndeshje i takon raundit të katërt dhe është paraparë të zhvillohet me datë 19 qershor, ndërsa përveç Kosovës dhe Bjellorusisë në Grupin I për bëjnë pjesë edhe Zvicra, Rumania, Izraeli dhe Andorra.

/GazetaSinjali/