image Ky është shoferi i kamionit ku u kapën 300 kg kokainë në Durrës

Shqipëri

Ky është shoferi i kamionit ku u kapën 300 kg kokainë në Durrës

news image

Detaje të reja janë publikuar për sekuestrimin e 300 kilogramëve kokainë në Portin e Durrësit, sasi e gjetur në një kamion që kishte hyrë transit nga Maqedonia e Veriut. Mësohet se nëse dilte në treg kjo sasi droge do të kapte vlerën e të paktën 22 milionë eurove.

Kush është shoferi i arrestuar

Shoferi i arrestuar është Nazif Ajroski. Ai dyshohet se para grupit hetimor ka thënë se nuk ka dijeni për ngjarjen. Po ashtu ai ka shtuar se është shofer që bën transport ndërkombëtar të materialeve të ndërtimit dhe se nuk ka lidhje me lëndën narkotike.

Dyshohet se droga që do të kalonte transit nga Shqipëria kishte si destinacion veriperëndim të Italisë, për t’u hedhur më tej në tregun e narkotikëve.

/GazetaSinjali/