image Ky është qytetari të cilit policët në Gjakovë ia thyen 3 brinjë, vetëm pse hyri në të kuqen

Siguri

Ky është qytetari të cilit policët në Gjakovë ia thyen 3 brinjë, vetëm pse hyri në të kuqen

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar sot ekskluzivisht se një qytetar në Gjakovë ka përfunduar në spital me tre brinjë të thyer nga zyrtarët policorë, për shkak se nuk kishte respektuar rregullat e komunikacionit dhe nuk u ishte bindur urdhrave të policëve.

Ndonëse policia gjatë ditës tha se qytetari kishte pësuar vetëm “gërvishtje në fytyrë”, Sinjali kuptoi nga burimet brenda Spitalit të Gjakovës se ai ishte rrahur shumë rëndë nga policët dhe deri tani është konfirmuar se i janë thyer së paku tre brinjë.

Gazeta Sinjali mëson se qytetari në fjalë është Bardhyl Bakija, rreth 60-vjeçar, i cili punon dhe vepron në Holandë.

Bardhyl Bakija

Ai është ende i shtrirë në spital dhe sipas burimeve të Sinjali, ka edhe lëndime të tjera të rënda trupore.

Pas raportit të Gazetës Sinjali, Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar shtatë zyrtarë policorë, tre prej të cilëve edhe janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i rëndë trupor”./Gazeta Sinjali/