image Ekskluzive: Këta janë 3 zyrtarët policorë që u prangosën sepse keqtrajtuan dhe ia thyen 3 brinjë një qytetari në Gjakovë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

106.914

Të shëruar

99.628

Të vdekur

2.225

Ekskluzive: Këta janë 3 zyrtarët policorë që u prangosën sepse keqtrajtuan dhe ia thyen 3 brinjë një qytetari në Gjakovë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se shtatë zyrtarë policorë janë suspenduar nga puna, për shkak të dyshimit se kanë keqtrajtuar një qytetar në Gjakovë, i cili nga keqtrajtimi dyshohet se ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i janë thyer tre brinjë.

Mirëpo në orët e mbrëmjes, pas një pune hetimore të Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe Inspektoratit Policor, është vërtetuar ekzistimi i dyshimit të bazuar se tre zyrtarët kanë kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i rëndë trupor” dhe si rezultat i këtij hetimi, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, IPK ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje këta zyrtarë policorë:

  1. Adrian Lukaj
  2. Betim Hasi
  3. Edison Kelmendi
Adrian Lukaj
Betim Hasi
Edison Kelmendi

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme në këtë rast.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin